​Vetura godet këmbësorin

Kronikë e zezë

​Vetura godet këmbësorin

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 18:59
Ilustrim

Një person është dërguar për trajtim mjekësor pasi është goditur nga një veturë sot në Pantinë në Vushtrrisë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicë Avni Zahiti, ka konfirmuar për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Hetimet fillestare tregojnë se një veturë civile me targa vendore ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Zahiti.

Njësia rajonale e trafikut ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat