Vdes këmbësori i cili u godit me veturë në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Vdes këmbësori i cili u godit me veturë në Fushë Kosovë

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Ka ndërruar jetë një person, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raportin e policisë i dyshuari nga pakujdesia kishte goditur viktimën.

Viktima është dërguar në QKUK ku me datë 28.07.2022 rreth orës 01:10 ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.

RAPORTI

Fushë Kosovë .27.07.2022-20:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditë një këmbësor mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK ku me datë 28.07.2022 rreth orës 01:10 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat