Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm

Kronikë e zezë

Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 10:53
Ilustrim

Sot, rreth orës 00:05të mëngjesit, policët e stacionit në Ferizaj, gjatë patrullimit kanëdëgjuar të shtëna të armës, në një aheng familjar tek një shtëpi nëfshatin Lloshkobare të Ferizajt.

Në lidhje me ketë policët e rendit,  e më pas policët hetues tëstacionit në Ferizaj, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimin.

Policët hetues kanëarritur të identifikojnë personin e dyshuar që ka shtënë me armë dhe si prova materiale, arma dhe dhjetë (10) gëzhojat të cilat dyshohet se janë shkrepur nga e njëjta armë janë sekuestruar.

I dyshuari me inicialet R.M( M/K) i moshës 26vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor,me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat