Sekuestrohet një veturë pasi dyshohet se është e vjedhur

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një veturë pasi dyshohet se është e vjedhur

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX në Vërmicë pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, kanë arritur të hedhin dyshime se një automjet është vjedhur në Itali në vitin 2021.

,,Me datën 28.07.2022 rreth orës 13:00, nga Shqipëria për në Kosovë, ka ardhur vetura Land Rover me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet U.R., viti i lindjes 1992. Vetura është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë. Gjatë kontrollimit të veturë dhe numrit identifikues të veturës, është dyshuar se vetura është raportuar e vjedhur. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vërmicë, është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Policia ka hedhur dyshime se janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë P.Th Prizren, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe vetura të sekuestrohet. Lënda për hetim i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetime dhe procedim të mëtejmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat