Përleshje mes familjarëve në një fshat të Istogut, xhaxhai arrestohet pasi sulmoi nipin

Kronikë e zezë

Përleshje mes familjarëve në një fshat të Istogut, xhaxhai arrestohet pasi sulmoi nipin

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 17:53
Ilustrim

Sot, në fshatin Prigodë të Istogut ka ndodhur një ngatërresë mes disa familjarëve, që eskaloi në sulm fizik, për çka u desh intervenimi i Policisë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se këtë herë në rast janë përfshirë xhaxhai me nipin e tij, të cilët u kapën për motive ende të panjohura. Policia u njoftua për përleshjen pas raportimit të nipit, i cili e denoncoi xhaxhain, për shkak të lëndimeve që ia ka shkaktuar pas rrahjes.

Me të marrë informacionin, një njësi policore ka shoqëruar palët në stacion policor, ku janë intervistuar në lidhje me rastin. Viktima, i cili ka pësuar lëndime trupore, fillimisht ka marrë trajtim mjekësor dhe më paska dhënë deklaratë në cilësi të të dyshimtit.

Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që ndaj xhaxhait të tij të caktohet masa e ndalimit policor, ndërsa nipi i dyshuar të hetohet në procedurë të rregullt.

Veprat që dyshohet se janë kryer nga dy personat e përfshirë në përleshje janë “lëndim i lehtë trupor dhe sulm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat