Tre të lënduar nga rrëzimi i kranit në Gjilan që ra mbi veturën që po lëvizte

Kronikë e zezë

Tre të lënduar nga rrëzimi i kranit në Gjilan që ra mbi veturën që po lëvizte

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 22:09
Pamje pas rrëzimit të kranit

Sot, në Gjilan, si pasojë e erërave të fuqishme është rrëzuar një kran mbi një veturë në lëvizje, ku të lënduar kanë mbetur tre qytetarë që gjendeshin brenda veturës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, ka dhënë detaje.

“Më datën 28.07.2022, rreth orës 19:15 në qytetin e Gjilanit ka pasur Erëra të forta dhe shi, ku nga erërat e forta kanë pësuar lëndime në njerëz dhe dëme materiale të konsiderueshme. Në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”, ka rënë një kran”, ka thënë ai.

Hashani ka thënë se gjendja e tyre shëndetësore, aktualisht është stabile.

Vetura në lëvizje është e tipit Mercedes (pick-up), me tabela vendore, në veturë kanë qenë tre persona, shqiptarë/kosovarë, ku sipas mjekut gjendja e tyre është stabile. Në qendër të qytetit kemi edhe një person të lënduar, shqiptarë/kosovarë, gjendja është stabile, të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencë-Gjilan”, ka thënë ai.

Hasahani ka konfirmuar se në teren janë angazhuar të gjitha njësitet emergjente, policia, zjarrfikëset, ndihma e shpejtë dhe njësitet e KEDS-it.

“Përr momentin gjendja e tyre është stabile, vërshime deri në këto momente nuk kemi të raportuara dhe të gjitha rrugët janë të qarkullueshme”, ka përfunduar zëdhënësi Hashani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat