Raportoi rrejshëm se i janë grabitur 200 euro, zbulohet nga policia

Kronikë e zezë

Raportoi rrejshëm se i janë grabitur 200 euro, zbulohet nga policia

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 23:14
200 euro

Shoferi i një automjeti e ka njoftuar Policinë e Kosovës së i janë grabitur 200 euro.

Por, Policia më vonë e vërtetoi se raportimi ka qenë i rremë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se sot rreth orës 16:21, personi që u ankua, ngasës i një automjeti, pronë një firme private, ka deklaruar se derisa ishte duke lëvizur më automjet-kombi në autostradë, në afërsi të nënkalimit në Duhël, atë e ka ndaluar një automjet BMW e zezë me tabela të Shqipërisë, duke thënë se në atë automjet ishin tre persona.

“Sipas ankuesit, pasi që automjeti i ka dalë përpara dhe e kanë ndaluar, njëri nga ata tre personat e ka nxjerr revolen dhe ia ka marrë 200 (dyqind) euro dhe automjeti i dyshuar ka ikur në drejtim të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat