​Vdes deçanasi si pasojë e plagëve gjatë prerjes së druve në pyll

Kronikë e zezë

​Vdes deçanasi si pasojë e plagëve gjatë prerjes së druve në pyll

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 10:38
Ilustrim

Një person dyshohet se ka humbur jetën deri sa po priste dru në pyll.

Sipas raportit të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

‘Deçan 28.07.2022 – 19:45. Një mashkull kosovar dyshohet se ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë pasi ka pësuar lëndime trupore gjatë prerjes së druve në pyll.

Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion’, thuhet në komunikatën e policisë së rajonit të Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat