Tjetër aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, motoçikleta përplaset me veturën

Kronikë e zezë

Tjetër aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, motoçikleta përplaset me veturën

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 14:37
Sipas dëshmitarëve, në motoçikletë ishin dy persona.

Një tjetër aksident ka ndodhur para pak momentesh në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Raportohet se në aksident kanë qenë të përfshira një motoçikletë dhe një veturë.

Sipas dëshmitarëve, në motoçikletë ishin dy persona.

Policia tanimë ka dalë në vendin e ngjarjes teksa detaje tjera lidhur me rastin ende nuk dihen.

Kujtojmë se në të njëjtën magjistrale, sot në orët e hershme të mëngjesit si pasojë e një aksidenti të rëndë, kanë ndërruar jetë dy persona dhe janë lënduar dy të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat