Policia jep detaje të reja për pejanin i cili ra nga kati i pestë dhe vdiq

Kronikë e zezë

Policia jep detaje të reja për pejanin i cili ra nga kati i pestë dhe vdiq

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 09:55
Ilustrim

Një person është gjetur i shtrirë dje në Pejë.

Ndërsa, sot Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja.

Sipas Policisë, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa pas disa orëve ka ndërruar jetë.

“Pejë 29.07.2022 – 02:27. Është raportuar se viktima mashkull kosovar pasi është gjetur i shtrirë është dërguar për trajtim mjekësor, ku pas disa orëve ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante të policisë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat