Një muaj paraburgim pasi e trafikoi një grua me probleme mendore

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim pasi e trafikoi një grua me probleme mendore

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan e ka vendosur një muaj paraburgim ndaj V.A. për shkak se dyshohet që e ka trafikuar një grua me të meta psiqike në atë mënyrë që e njëjta të ofrojë shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se ai e fillimisht e kishte joshur atë për lidhje dashurie me premtimin për martesë.

Më pas të njëjtën e ka shfrytëzuar duke i siguruar klientë për shërbime seksuale në këmbim të pagesës.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale trafikim me njerëz, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat