​Arrestohet gjilanasi pasi policia i gjeti narkotikë

Kronikë e zezë

​Arrestohet gjilanasi pasi policia i gjeti narkotikë

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 09:43
Ilustrim

Policia dhe prokuroria ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë personi i dyshuar K.B. nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 i KPK-së dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Me datë 04.08.2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës -DHTN ne Gjilan, pas informacioneve se një person I dyshuar po merret me shitblerjen e narkotikeve, me urdhër të gjykatës kanë bastisur shtëpinë e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi si në vijim:

1) Një qese e vogël plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1.4 gramëve.

2) Një qese e plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 29.6 gramëve.

3) Një qese e plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 56.1 gramëve.

4) Një peshore elektronike – digjitale.

5) Një mulli për bluarje të marihuanës (grinder).

6) Një sasi e qeseve të vogla plasmasi (minigripa) që shërbejnë për paketim të narkotikëve.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë personi i dyshuar K.B. ( 1978) nga Gjilani, për shkak të dyshimit te bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 i KPK-së dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, pranë Gjykatës Themelore ne Gjilan”, thuhet në njoftim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat