Kryen marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Kryen marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, dy të arrestuar

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 10:06
Ilustrim

Një burrë nga Kosova dhe një shtetase e Shqipërisë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Lidhur me këtë çështje është konsultuar edhe prokurori i shtetit.

Tutje, është rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të dërgohet në procedurë të shpejtë në gjykatë.

“Prizren 05.08.2022 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull  kosovarë dhe një femër shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të dërgohet në procedurë të shpejtë në gjykatë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat