Vdes një i burgosur i Dubravës në QKUK

Kronikë e zezë

Vdes një i burgosur i Dubravës në QKUK

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Një person ka vdekur të shtunën rreth orës 17 e 20, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Sipas policisë, viktima ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Ku për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore ishte dërguar në QKUK, ku edhe ndërroi jetë.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat