Istog, gjendet e vdekur një foshnje katër muajshe

Kronikë e zezë

Istog, gjendet e vdekur një foshnje katër muajshe

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Një foshnje është gjetur pa shenja jete në fshatin Serbobran të Istogut.

Vdekja është konstatuar nga mjeku i Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Me datën 8 gusht 2022 rreth orës 04:50 policia ka pranuar një informatë se në fshatin Serbobran të Istogut një fëmijë 4 muajsh është pa shneja jete. Njësitë relevante iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, është informuar mjeku në QKMF-në e Istogut dhe i njëjti ka konstatuar vdekjen e foshnjës” – tha Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat