​Gjobitet ngasësi pasi ngiste automjetin 106 km/h aty ku lejohet vetëm 40 km/h

Kronikë e zezë

​Gjobitet ngasësi pasi ngiste automjetin 106 km/h aty ku lejohet vetëm 40 km/h

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Policia e trafikut ka gjobitur një ngasës në Mitrovicë, pasi në rrugën ku shpejtësia lejohet 40 km/h ai ngiste mbi 100 km/h.

Ndaj tij janë shqiptuar masa mbrojtëse të përcaktuara me ligj, respektivisht është gjobitur me 500 euro dhe 1 vit ndalim i drejtimit të mjetit.

‘Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, sot gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 106 km/h në zonën urbane ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h. Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik për një (1) vit’, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka theksuar se masat ndëshkimore të parapara me ligj, do të vazhdojnë të merren ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat