Shtie me armë zjarri afër pompës së derivateve, hetohet nga policia

Kronikë e zezë

Shtie me armë zjarri afër pompës së derivateve, hetohet nga policia

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 09:36
Ilustrim

Një i dyshuar në Rrugën “Reçaku” në Ferizaj dyshohet se ka shtënë me armë zjarri afër një pome të derivateve, suke shkaktuar veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithsëm”, ka njoftuar policia.

Sipas njoftimit 24 orës të PK-së, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje afër pompës së derivateve kishin shtënë me armë zjarri.

“Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishek të armës së zjarrit.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet’m thuhet në raportin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat