Organizonte lojëra fati në shtëpinë e tij në Kamenicë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Organizonte lojëra fati në shtëpinë e tij në Kamenicë, arrestohet i dyshuari

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Në Kamenicë është arrestuar një person i cili dyshohet se në shtëpinë e tij ka organizuar lojëra të fatit.

Policia më 19 gusht e ka pranuar informatën se në një lagje të Kamenicës është duke operuar një lokal me lojëra fati.

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake dhe bashkë me njësitet relevante ka kontrolluar lokalin (shtëpinë) e të dyshuarit P.G. (1994).

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një  tavolinë pokeri, disa pajisje për lojëra të fatit, letra bixhozi, si dhe një sasi e konsiderueshme e alkoolit pa dokumentacion përcjellës.

Provat materiale të gjetura janë konfiskuar si dëshmi për gjykatën.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” është proceduar në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat