Trafik armësh drejt Kosovës, goditet grupi në Shqipëri

Kronikë e zezë

Trafik armësh drejt Kosovës, goditet grupi në Shqipëri

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 11:23
Policia

Një operacion për trafikun e armëve drejt Kosovës është zhvilluar në 3 qarqe në Shqipëri duke çuar në pranga 6 persona.

Pas një hetimi disamujor, për një grup personash që trafikonin armë zjarri drejt Kosovës, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Rrugëtimi” i cili është shtrirë në Kukës, Durrës dhe Dibër.

Në kuadër të këtij operacioni të shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, u arrestuan në flagrancë shtetasit: -Rr. S., 28 vjeç, banues në Dibër; B. SH., 24 vjeç, banues në Bulqizë; B. N., 33 vjeç, banues në Durrës; U. H., 27 vjeç, banues në Dibër; H. H., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe K. B., 61 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim“, njofton policia.

Këta persona u kapën në flagrancë në ambientet e jashtme të një pike karburanti, me 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock”, sasi municioni luftarak, si dhe me shuma prej 222.000 lekësh dhe 710 eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit drejt Kosovës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat