​Arrestohet një person për dhunë familje në Shtime

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person për dhunë familje në Shtime

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar në Shtime një person 48-vjeçar pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë familjare.

Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:40, në rrugën "Ahmet Shtimja". Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar B.S., mashkull shqiptar, shtetas i Gjermanisë, i cili pas mosmarrëveshjeve me bashkëshorten e tij H.S. (37), shkakton dhunë në familje duke tentuar t’i merr me dhunë dy fëmijët e tyre. 

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa H.S. kthehet te prindërit e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat