Ish-miqtë e djalit e përgjakin 59-vjeçarin në Prishtinë

Kronikë e zezë

Ish-miqtë e djalit e përgjakin 59-vjeçarin në Prishtinë

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 00:17
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme një person është dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ai dyshohet se u sulmua fizikisht nga disa persona.

59-vjeçari ka shkuar të kërkojë ndihmë mjekësore i përgjakur e me lëndime serioze në kokë. Ndërkohë që për rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë intervistuar viktimën për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur me të.

Sipas burimeve, ai ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga vëllezërit e ish-gruas së djalit të tij, teksa motivet mbeten ende të panjohura. 59-vjeçari ka bërë të ditur për Policinë se të dyshuarit me vete kishin pasur edhe armë zjarri.

Njësitet policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje për të kapur personat e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat