Aksident trafiku në Kamenicë, lëndohen 6 persona

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Kamenicë, lëndohen 6 persona

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 17:20 në fshatin Hodonoc të Kamenicës.

Policia njofton se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë lënduar gjashtë persona.

Pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Gjilanit, vetëm njëra është ndalë për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët janë liruar.

Raporti i plotë:

Fsh. Hodonoc 20.08.2022 – 17:20. Ka ndodhur aksident trafiku në mes te dy veturave dhe si pasoj janë lënduar katër meshkuj dhe dy femra kosovarë. Pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Gjilanit vetëm njëra është ndal për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët janë liruar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat