Arrestohet një person në Prizren – policia i gjeti heroinë dhe denarë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prizren – policia i gjeti heroinë dhe denarë

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në autostradë në Prizren.

Gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe konfiskuar 6 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë me peshë rreth 3 kg e 197 gr.

Gjithashtu policia ka konfiskuar edhe para të gatshme në euro, denar të Maqedonisë, një telefon Samsung, një pasaportë dhe letërnjoftim të Maqedonisë Veriore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat