Dëmtoi me sopat vitrinën e një lokali, del se kishe bixhoz të paligjshëm

Kronikë e zezë

Dëmtoi me sopat vitrinën e një lokali, del se kishe bixhoz të paligjshëm

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje me pronarin e një lokali, me një sopat ka dëmtuar vitrinën e lokalit.

Rasti ka ndodhur dje në Pejë dhe policia në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një sopat, 17 letra të bixhozit, një fletore me shënime, si dhe dy telefona mobil. 

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj të dyshuarit tjetër (pronarit të lokalit) është hapur rasti për veprën organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. 

Rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat