Droga e kapur në Komoran, ky është personi që u arrestua

Kronikë e zezë

Droga e kapur në Komoran, ky është personi që u arrestua

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Mbrëmë u raportua për një rast të trafikimit me narkotikë, ku si rezultat i punës hetimore të Policisë është arritur që të arrestohet një person në Komoran.

Mësohet se personi që u arrestua pasi u kap me sasi të substancës së dyshuar narkotike brenda veturës së tij është Imet Bilalli, 45-vjeçar.

Bilalli u kap teksa po bartte me veturën e tij mbi 3 kilogramë substancë narkotike të llojit heroinë.

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat