Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Ferizaj

Kronikë e zezë

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Ferizaj

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 06:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se nga ky aksident ka mbetur i lënduar motoçiklisti, i cili është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor.

“Sonte rreth orës 22:20 në rrugën “Vëllezërit Gervalla” Ferizaj, ka ndodhur një  aksident trafiku me lëndime , ku të përfshirë janë një automjet dhe një motoçikletë, ku motoçiklisti  ka pësuar lëndime  trupore dhe është  duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve është duke e hetuar rastin”, ka thënë Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat