​Shpejtësia e lejuar ishte 40, dy shoferë në Ferizaj vozitën mbi 70 km/h, iu konfiskohet patentë shoferi

Kronikë e zezë

​Shpejtësia e lejuar ishte 40, dy shoferë në Ferizaj vozitën mbi 70 km/h, iu konfiskohet patentë shoferi

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Ndaj shoferit me inicialet U.B (M/K) i moshës 27 vjeçar policia shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar”, thuhet në njoftim. Në po të njëjtën rrugë, policia ndaloi shoferin tjetër me inicialet G.K (M/K) i moshës 49 vjeçar i cili po ashtu shkaktoi kundërvajtje duke drejtuar me shpejtësi 77 km/h në zonën e kufizimit 40 km/h.

Njoftimi i plotë:

Policia e stacionit në Ferizaj, dje rreth orës 08:20 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën " Rexhep Bislimi ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 76 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet U.B (M/K) i moshës 27 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Në po të njëjtën rrugë, policia ndaloi shoferin tjetër me inicialet G.K (M/K) i moshës 49 vjeçar i cili shkaktoi kundërvajte duke drejtuar me shpejtësi 77 km/h në zonën e kufizimit 40 km/h. Për këtë policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Edhe ky e pranoi në tërësi kundërvajtjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat