​U xhirua duke shtënë me armë, arrestohet 21-vjeçari në Vushtrri

Kronikë e zezë

​U xhirua duke shtënë me armë, arrestohet 21-vjeçari në Vushtrri

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Vushtrri personin me inicialet A. M. (21), pasi më herët ishte raportuar se ai ishte parë në një video të publikuar në rrjetin Tik-Tok duke shtënë me armë.

Personi i arrestuar ka pranuar se më datën 20 gusht 2022, gjatë një ahengu familjar në shenjë gëzimi kishte shtënë disa herë në ajër nga një armë me gaz. Arma është sekuestruar në cilësi të provës materiale.

Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat