Zhduket një 13 vjeçare nga Gjilani, policia kërkon bashkëpunim me qytetarët

Kronikë e zezë

Zhduket një 13 vjeçare nga Gjilani, policia kërkon bashkëpunim me qytetarët

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 15:32
E mitura nga Gjilani

Policia me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan ka publikuar edhe fotografinë me qëllim të gjetjes së të miturës nga Gjilani të lindur në vitin 2009.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët me qëllim të gjetjes së një vajze të mitur 13 vjeçare me inicialet A.I nga Gjilani. “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim gjetjes së personit të zhdukur.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’,

E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat