E rëndë në Lezhë, vdes 28-vjeçari që ndodhej në paraburgim, detajet e para

Kronikë e zezë

E rëndë në Lezhë, vdes 28-vjeçari që ndodhej në paraburgim, detajet e para

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 20:40
Lezha

Një i burgosur 28 vjeç ka mbërritur i vdekur në Spitalin Rajonal të Lezhës mbrëmjen e sotme. Gazetar Elidon Ndreka duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për “BalkanWeb” se ai është ndjerë keq në paraburgim dhe është transportuar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Trupi i të riut do të dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale (infarkt) sipas burimeve. I riu ka qenë në burg pasi më herët kishte thyer arrestin e shtëpisë.

Do të jetë rezultati i autopsisë dhe hetimet nga organet kompetente që do zbardhin gjithë dinamikën nëse të riut i është dhënë ndihma e shpejtë sipas rregullave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat