Arrestohet një person në Vushtri i cili po barte armë në brez

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Vushtri i cili po barte armë në brez

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Vushtri pasi që policia i gjeti armë në brez, për të cilën nuk kishte leje.

I dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor. Arma e llojit pistoletë, një karikator dhe tre fishek janë sekuestruar nga policia në cilësi të provave materiale.

I dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë t rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”.

Njoftimi i plotë:

Vushtrri. 22 Gusht 2022-Dje me datë 22.08.2022, në orët e pasdites gjatë patrullimit në terren, një njësi policore kishte vërejtur një person për të cilin kishin dyshuar se po mbante një armë në brez, policia menjëherë kishte reaguar, duke ndaluar personin dhe pas kontrollit i kishte gjetur armën në brez, për të cilën personi në fjalë nuk posedonte leje. Personi i dyshuar H.Ç., 21 vjeçar është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin Policor. Arma e llojit pistoletë, një karikator dhe tre fishek janë sekuestruar nga policia në cilësi të provave materiale. Personi i dyshuar në fjalë është intervistuar dhe pasi që është kontaktuar prokurori kujdestar është liruar në procedure te rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat