Ia dha veturën në besim, GPS ia qet se është jashtë vendit

Kronikë e zezë

Ia dha veturën në besim, GPS ia qet se është jashtë vendit

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Një qytetar nga Prishtina ka raportuar se më 20 gusht ia kishte dhënë në shfrytëzim veturën me targa vendore të dyshuarit.

Gjatë vëzhgimit përmes GPS-it e ka identifikuar se vetura e lartcekur gjendet jashtë vendit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dervish Çollaku” në kryeqytet, rreth orës 14:00, po në atë datë.

Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh njoftoi se rasti mbetet nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat