Hajnat vjedhin gjësende në një shtëpi në Suhodoll

Kronikë e zezë

Hajnat vjedhin gjësende në një shtëpi në Suhodoll

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se është njoftuar nga një person tjetër (dëshmitar) se i është thyer shtëpia.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Suhodoll, në Graçanicë.

Tutje thuhet se sipas ankuesit nga shtëpia i janë vjedhur disa gjësende.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është njoftuar nga dëshmitari mashkull se i është thyer shtëpia. Sipas ankuesit nga shtëpia i janë vjedhur disa gjësende”, thuhet në njoftim.

Sipas raport, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti i lartcekur dhe mbetet nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat