U rrahën mes vete, arrestohen burri dhe gruaja në Prishtinë

Kronikë e zezë

U rrahën mes vete, arrestohen burri dhe gruaja në Prishtinë

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Prishtinë, pasi të njëjtit janë rrahur mes vete.

Policia bën të ditur se të dy kanë pësuar lëndime.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare  pasi të njëjtit ishin sulmuar fizikisht mes vete me ç’rast kanë pësuar lëndime.

Të dyshuarit, pas tretmanit mjekësor janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat