​Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Në fshatin Prelez të Ferizajit policia ka arrestuar një person pasi ishte në kërkim.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjilan, për veprën penale ‘’ Hyrja në sistemet kompjuterike ’’ me dënim burgimi prej njëqindenëntëdhjetepesë 195 ditëve.

“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në ora 08:55 në fshatin Prelez të Ferizajt kanë arrestuar personin me inicialet N.B (M/K), i moshës 38 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjilan , për veprën penale ‘’ Hyrja në sistemet kompjuterike ’’ me dënim burgimi prej njëqindenëntëdhjetepesë (195) ditëve.

I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat