Policia arreston gjakovarin që rrahu brutalisht bashkëshorten e tij, i gjen armë e municion në shtëpi

Kronikë e zezë

Policia arreston gjakovarin që rrahu brutalisht bashkëshorten e tij, i gjen armë e municion në shtëpi

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 19:24
Ilustrim

Sot u raportua për një rast të dhunës në familje, ku një grua dyshohet se u rrah brutalisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari nuk ishte arritur që të arrestohet menjëherë, pasi që i njëjti ndodhej jashtë shtetit.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe të njëjtit i është bastisur edhe shtëpia.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, njësitet policore kanë gjetur se sekuestruar kallashnikov, pistoletë e fishekë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat