​Kërkonte para nëpër biznese arrestohet një person në Gjilan

Kronikë e zezë

​Kërkonte para nëpër biznese arrestohet një person në Gjilan

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 12:43
Ilustrim

Është arrestuar një person në Gjilan nën dyshimin se ka kryer veprën penale mashtrim.

Dyshohet se i ndaluari, në emër të një medium, është prezantuar rrejshëm, duke kërkuar të holla në biznese të ndryshme, kinse për realizimin e një seriali.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

“Me datë 24 Gusht 2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin G.Sh nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale mashtrimi nga nenin 323 par.1 të KPRK-së. Dyshohet se i njëjti në emër të televizionit “Klan Kosova”, është prezantuar rrejshëm, duke kërkuar të holla në biznese të ndryshme, kinse për realizimin e një seriali, ku në këtë serial rolin kryesor do ta ketë një artistë me emër, dhe do të ketë marketing për këto biznese. Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtron kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat