​Arrestohen dy të dyshuar për mbajtje të paautorizuar të armëve në Malishevë

Kronikë e zezë

​Arrestohen dy të dyshuar për mbajtje të paautorizuar të armëve në Malishevë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona në Bubavec të Malishevës për shkak se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu.

Në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata janë sekuestruar një pushkë automatike AK47 me një karikator, një pushkë gjuetie, dy pistoleta me nga një karikator dhe 105 fishekë të lloje të ndryshme si dhe një gëzhojë.

Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarve, janë arrestuar N. K. (1960) dhe G.K. (1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast penal mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat