Të shtëna me armë në një aheng familjar në Skenderaj, ndërhyn policia

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në një aheng familjar në Skenderaj, ndërhyn policia

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Mbrëmjën e së mërkurës ka pasur të shtëna me armë në një aheng familjar në Skenderaj.

Policia njofton se pas pranimit të informatës, në rrugën “Osman Geci” është identifikuar vendi ku ishin dëgjuar të shtënat dhe në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistolet me gas te llojit, një karikator dhe tetë gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar F.S., 47 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat