​Pas mosmarrëveshjes mes dy burrave ka pasur shtënie me armë

Kronikë e zezë

​Pas mosmarrëveshjes mes dy burrave ka pasur shtënie me armë

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Në fshatin Bellopojë të Pejës ka ndodhur një mosmarrëveshje verbale. Si pasojë një burrë ka shtënë me armë zjarri ndaj një tjetri.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Rasti është inicuar si, përdorim i armës / armëmbajtje pa leje.

“Fsh. Bellopojë, Pejë 24.08.2022-13:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk është qëlluar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar në pistoletë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat