​Policia sekuestroi një pushkë, pesë pistoleta e 140 fishekë në Bubavec të Malishevës

Kronikë e zezë

​Policia sekuestroi një pushkë, pesë pistoleta e 140 fishekë në Bubavec të Malishevës

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Bubavec të Malishevës janë sekuestruar një AK-47, pushkë gjuetie, pesë pistoleta ku tri prej tyre janë me gaz dhe 140 copë fishekë.

Deri te konfiskimi i armëve të zjarrit dhe fishekëve ka ardhur pas hetimeve, lidhur me disa të shtëna me armë në një aheng familjar ku janë publikuar pamje në rrjete sociale.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona ndërsa me vendim të prokurorit të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si armëmbajtje pa leje.

“Fsh. Bubavec, Malishevë 18.08.2022-NN. Raportohet se pas hetimeve të zhvilluara, lidhur me disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar që janë publikuar ne rrjete sociale, më 24.08.2022 është kontrolluar shtëpia e të dyshuar mashkull kosovar ku i janë gjetur dhe sekuestruar: një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta, 92 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm një gëzhojë dhe një boks hekuri. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat