“Teta Gjyli” keqpërdoret për t’i mashtruar bizneset në Gjilan e Prizren

Kronikë e zezë

“Teta Gjyli” keqpërdoret për t’i mashtruar bizneset në Gjilan e Prizren

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 10:05
Osman Azemi

Jo rrallëherë kompanitë e ndryshme në Kosovë bien pre e mashtrimeve nga persona të cilët përfitojnë prej tyre shuma të konsiderueshme parash.

Një rast i tillë iu ka ndodhur së fundmi disa bizneseve në Gjilan e Prizren që i mashtroi një person që e keqpërdori emrin e ‘Teta Gjylit, duke u prezantuar rrejshëm si përfaqësues i saj.

Mësohet se bëhet fjalë për një 25-vjeçar, Gentrit Shala i cili tashmë ka rënë në prangat e Policisë.

Ai dyshohet se është prezantuar si pronar i kompanisë ‘Teta Gjyli’ që është në pronësi të aktorit Osman Azemi dhe kështu ka vënë në lajthitje disa biznese.

I dyshuari ‘marrëveshjet’ që i ka bërë me këto kompani kanë qenë gjoja se për marketing gjatë serialit ‘Teta Gjyli’ që do të transmetoheshin në televizionet në Kosovë.

Mashtrimi i tij u zbulua, me ç’rast i dyshuari u shoqërua në Polici, ku u përball me veprën që ngarkohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat