Vdes tragjikisht një 47-vjeçar në Gjilan, rrokulliset me traktor

Kronikë e zezë

Vdes tragjikisht një 47-vjeçar në Gjilan, rrokulliset me traktor

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 17:40
Ilustrim

Një person i moshës 47-vjeçare, sot ka vdekur tragjikisht derisa po punonte me traktor në fshatin Stanqiq të Komunës së Gjilanit.

Ngjarja ka ndodhur kur personi në fjalë është rrokullisur me traktor, në momentin që ka qenë duke prerë dru.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot më 25.08.2022 rreth orës 11:10 kemi pranuar informatën se në fshatin Stanqiq Komunen e Gjilanit në mal, një person i moshës 47 vjeqar, ka qenë duke prerë dru dhe gjatë terheqjes se drunjëve, traktori është rrokullisur dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Lidhur me këtë rast janë njoftuar menjeher patrulla, ndihma e pare dhe njësiti përkatës. Mjeku në vendin e ngjarjes ka mundur vetëm ta konstatoj se personi është pa shenja jete”, tha ai.

Tutje, Hashani bëri të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat