Atentati në Shkodër, zbrazet karikatori mbi “Audin”, pronari i mjetit i arrestuar në 2016-n

Kronikë e zezë

Atentati në Shkodër, zbrazet karikatori mbi “Audin”, pronari i mjetit i arrestuar në 2016-n

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 07:08
Ilustrim

Shkodra është tronditur sërish nga të shtënat me armë mbrëmjen e së enjtes. Është qëlluar me breshëri ndaj një makine tip “Audi” në pronësi të Alban Bruçit.

Burime bëjnë me dije se ai ishte në makinë kur u qëllua.

Në vendngjarje janë gjetur 10 predha.

Ndërkohë burime për Abc bëjnë me dije se Bruçi është arrestuar në vitin 2016-të se ka plagosur një person me armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat