Vrau babanë, arrestohet pas disa orësh 37-vjeçari në Mallakastër

Kronikë e zezë

Vrau babanë, arrestohet pas disa orësh 37-vjeçari në Mallakastër

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 08:19
Ilustrim

Pas disa orësh në arrati është arrestuar nga policia 37-vjeçari që vrau babanë e tij në Mallakastër. Policia përmes një njoftimi bën me dije se ka prangosur Mariglen Muhametajn.

Mbrëmjen e kaluar, në fshatin Greshicë të Mallakastrës 37-vjeçari i mori jetën të atit, duke e goditi me sende të forta. Pas krimit ai u largua menjëherë nga banesa, ndërsa policia u vu në ndjekje të tij. Dyshimet janë se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Kapet autori i ngjarjes së ndodhur në Greshicë të Mallakastrës, ku mbeti i vrarë nga djali i tij, 73-vjeçari Q. M.

Pas disa orë kërkimesh të pandërprera nga forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 37 vjeç, i cili vrau me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”.

Vijon…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat