Gjuajtën me armë nëpër ahengje familjare, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Gjuajtën me armë nëpër ahengje familjare, arrestohen tre persona

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të të shtënave me armë zjarri në disa ahengje familjare. Dy prej tyre kanë ndodhur në Prishtinë, e një në Podujevë.

Më poshtë gjeni detaje për tri rastet, që ka dhënë Policia në raportin 4 orësh.

Rr. Xheladin Rekaliu,  Podujevë 25.08.2022 – 10:55. Pas disa të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar  është konfiskuar një  pistoletë, 8 gëzhoja dhe 2 fishekë të kalibrit 9 mm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Mehmet Beci, Prishtinë 25.08.2022 – 11:46. Gjatë një ahengu familjar është raportuar për gjuajtje me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes  është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe 5 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Shkelzen Haradinaj, Prishtinë 25.08.2022-23:06.  Pas disa të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një pistoletë dhe 4 gëzhoja. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat