Për një javë policia në rajonin e Gjilanit shqiptoi 1 mijë e 343 gjoba e konfiskoi 15 patentë shofer

Kronikë e zezë

Për një javë policia në rajonin e Gjilanit shqiptoi 1 mijë e 343 gjoba e konfiskoi 15 patentë shofer

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan prej 19 deri më 25 gusht i ka shqiptuar 1 mijë e 343 gjoba për kundërvajtje në trafik si tejkalim i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtim nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer e përdorimi i telefonit gjatë ngasjes.

Gjatë kësaj jave, policia ka implementuar Planin Operativ “Sezoni Veror” dhe “Siguria në trafikun rrugor” ku janë hetuar 24 aksidente komunikacioni me dëme materiale, 13 me të lënduar dhe janë konfiskuar 15 patentë shofer e janë shqiptuar shtatë kundërvajtje për vozitës të motoçikletave.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet”, thuhet në komunikatën e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që për të gjitha kundërvajtjet t’i njoftojnë ata në stacionin më të afërt apo në aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrat kujdestarë 192; 03850807001.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat