Djali vrau babanë me sende të forta/ Flet kryeplaku i fshatit

Kronikë e zezë

Djali vrau babanë me sende të forta/ Flet kryeplaku i fshatit

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 12:12
Kryeplaku i fshatit Kastriot Hysenaj dhe autori i krimit Mariglen Muhametaj

Mariglen Muhametaj u vu në prangat e policisë, ndërkohë që uniformat blu po hetojnë shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Dyshimet paraprake janë se mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt të çastit, ndërkohë që ky i fundit vuante nga probleme të shëndetit mendor për të cilat edhe kurohej.

Kryeplaku i fshatit Kastriot Hysenaj duke folur për mediat pas ngjarjes që tronditi zonën, tha se autori njihej si person i qetë që qëndronte më së shumti vetëm.

Ai tregoi se nëna e tij kishte qenë e paralizuar për disa kohë dhe në familje kishin marrë edhe një zonjë që merrej me punët e shtëpisë. Sapo kryefamiljarja kishte shfaqur përmirësim të shëndetit, atë e kishin larguar.

Viktima, 73-vjeç kujdesej për ekonominë e familjes pasi merrej me rritjen e dhive në fshatin ku ata jetonin.

“Mua më morën në telefon se jam kryeplak i fshatit. Kur erdha pashë edhe policinë aty. Ka qenë i sëmurë djali. Nuk e di a kurohej apo jo. Nuk e dinim që do shkonte në këtë gjendje. Nuk ka pasur konflikte. Ishte djalë i qetë.

I ati kishte dhi, merrej me ato. Ishte djalë i mbyllur. Mund të ketë qenë konflikt i çastit. E ëma ishte e paralizuar. I ati dhe ai rrinin bashkë në shtëpi. Patën edhe një zonjë si shërbëtore. Kur u bë ajo e ëma mirë e larguan atë. Nuk e dija në çfarë drejtimi ishte larguar. Në momentin kur kam ardhur unë këto çdo gjë kishte mbaruar.

I ati ishte njeri punëtor nuk ngatërrohej me njeri. Shiko, gjendja ekonomike e vështirë ishte. Por nuk e di njeri gjendjen e brendshme. Probleme mendore ka pasur ai djalë. Di që ishte me probleme. Rrinte vetëm. E shikoja në rrugë. Nuk ishte ndonjë djalë që merrej me shoqëri të keqe”, tha kryeplaku i fshatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat