Tejkalim shpejtësinë, kundërvajtësit në Obiliq i merret patentë shoferi për tre muaj

Kronikë e zezë

Tejkalim shpejtësinë, kundërvajtësit në Obiliq i merret patentë shoferi për tre muaj

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Sezoni Veror’’ dhe ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, gjatë një pike kontrolli të automjeteve në rrugën “Llapi” në qytetin e Obiliqit, është ndaluar një kundërvajtës.

Ai në zonën ku është kufizimi i shpejtësisë (60) km/h ka vozitur me shpejtësi (181) km/h.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës thuhet se të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 eurove, si dhe i është konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.

Ndërkaq, Policia e Kosovës me njësitet e saj do tëvazhdojë angazhimet për siguri në trafik dhe parandalim të aksidenteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat