Përfshihet nga flakët një stallë në Klinë, digjen tre krerë bagëti dhe koteci me shpezë

Kronikë e zezë

Përfshihet nga flakët një stallë në Klinë, digjen tre krerë bagëti dhe koteci me shpezë

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se aksidentalisht zjarri ka kapluar një stallë me ushqim të bagëtive, ku janë djegur tre krerë bagëti dhe koteci me shpezë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:21 në fshatin Gjurgjevik i Madh, në Klinë.

Tutje në raport, bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime duke tentuar ta shuaj zjarrin dhe ka marrë tretman mjekësor.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se aksidentalisht zjarri ka kapluar një stallë me ushqim të bagëtive, ku janë djegur tre krerë bagëti dhe koteci me shpezë. Viktima ka pësuar lëndime duke tentuar ta shuaj zjarrin dhe ka marrë tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat